Qendra e shëndetit publik Kumanovë në 24 orët e fundit, ka regjistruar katër pacientë të rinj me Kovid 19, njoftuan sot autoritetet nga institucioni shëndetësor publik. Një pacient ka vdekur, ndërsa 53 të tjerë janë shëruar.
“Pacientët janë nga grupe të njohura, të gjitha janë nga Komuna e Kumanovës”, tha dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës së shëndetit publik Kumanovë.
Sot u kryen 21 teste sipas “Termi im” dhe 27 sipas indikacioneve epidemiologjike.
Që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së shëndetit publik Kumanovë, 801 persona janë diagnostikuar me kovid, nga të cilët 194 raste aktualisht janë aktive.