Pas konfirmimit të vdekjeve të dyshimta pas mesnate, ka reaguar dhe përafqësuësi i Odës së Mjekëvë të Kosovës, Pleurat Sejdiu.
Përfaqësuesi i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka alarmuar se faji është i menaxherëve të cilët po i gënjejnë nivel pas niveli, duke mos e treguar gjendjen reale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në një prononcim për Insajderi, Sejdiu ka thënë se nëse vazhdon kështu, atëherë sistemi do të bie në kolaps, sepse kolapsi veç është këtu.
“Unë jam kah mundohem të marrë informacion por nuk kanë qasje asnjë prej drejtuesve atje dhe është ajo që ju thash dje, njerëzit janë stërlodh, kapacitetet janë stërmbushura. Faji direkt është i menaxherëve që janë kah i gënjejnë nivel pas niveli. Edhe unë kam përshtypjen që Qeveria e Kosovës nuk ka informata të sakte për gjendjen e brendshme në QKUK. Sepse aty thuhet, tani bisedova me njërin nga infektologët aty, janë dy motra në ndërrim, ajo është e pamundur të monitorohen ata dhe nëse ky vërshim vazhdon, ka me ra në kolaps, kolapsi veç është këtu”.
“Nuk ka informata të sakta prej nivelit më të poshtëm deri në nivelin me të lartë se çka është kah ndodhë, për vështirësitë të cilat janë. Këto vështirësi duhet të jenë shumë transparente, duhet t’i thuhet ministrit, duhet t’i thuhet drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, nuk mund të menaxhohet me dy motra, nuk mund të menaxhohet me tre mjek që katër muaj”, tha Sejdiu.
Me tutje Sejdiu ka thënë se përgjegjësia për këtë gjendje mund të gjendet. Por, ka thënë se Qeveria duhet t’i mbledh të gjithë dhe të informohet saktë për situatën.
“Përgjegjësia nuk mund të jepet tek askush në këtë moment pa e ditur se çka është kah ndodhë. Vërtetë askush nuk është duke e ditur çka po ndodhë. Qeveria duhet të ulet me të gjithë,. Neve na u bë një komitet që duhet t’i analizojë këto çështje, asnjëherë nuk është mbledhur. Duhet të mblidhen të gjitha të dhënat, raportet të cilat kanë shkuar, ku kanë shkuar, pse nuk është pasqyra e pastër, nëse është e pastër atëherë ku është faji, prandaj nuk mund të themi tani ku është faji, por fajtori mund të gjendet menjëherë. Fajtori është mos qarkullimi i informacioneve ku duhet. Nëse informacionet kanë shkuar, atëherë kush është ai që nuk ka marrë masa”, ka deklaruar Sejdiu.
Ndonëse ende pa konfirmuar, vetëm pas mesnate dyshohet se kanë vdekur katër persona.