Një zënkë në objekt gastronomik në f. Batincë ka vazhduar me të shtëna armësh dhe pastrim të hesapeve me thikë. Pak para orës 22, në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është sjellë një person 29 vjeçar banor i fshatit, me lëndime serioze, i cili më pas edhe ka ndërruar jetë.
Në ndërkohë, tre persona tjerë kanë përfunduar për shërim në spital. 28 vjeçari N.S gjithashtu është sjellë në spitalin e qytetit kurse dy të tjerët të moshës 25 dhe 39 vjeçe me Ndihmën e shpejtë janë dërguar në Qendrën klinike. Njëri me lëndime nga thika kurse tjetri nga arma e zjarrit.
Siç njofton MPB, incidenti ka ndodhur në objekt, në pronësi të një personit nga fshati Cërni Vrv. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzojë dhe dy fishekë të pashkrepur.
Sipas policisë, ekziston dyshimi se autori i mundshëm është personi me inicialet N.Z nga po i njëjti fshat, i cili është në arrati.