SHBA-ja regjistroi sot më shumë se 43 000 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Vendi numëroi 43 742 raste në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të të infektuarve në 2 836 764 që prej fillimit të pandemisë.
“Vendi ka regjistruar gjithashtu 252 të vdekur si pasojë e COVID-19”, sipas të njëjtit burim duke e çuar bilancin total në 129 657 viktima.
Këto shifra tregojnë një ngadalësim në raport me tre ditë më parë, që shënuan rekorde me më shumë se 57 000 raste të reja.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga COVID-19.
Presidenti amerikan, Donald Trump ia drejtoi gishtin Kinës, atje ku nisi koronavirusi, duke rikonfirmuar se ajo duhet të japë lloggari dhe përshëndeti përgjigjen amerikane.