OBSH-ja u njoftua për shpërthimin e COVID-19 nga zyra e saj në Kinë


Organizata Botërore e Shëndetit u alarmua për krizën e koronavirusit nga zyra e saj në Kinë, dhe jo nga autoritetet lokale.

Ky intstitucion shëndetësor është akuzuar nga presidenti amerikan Donald Trump për dështimin në sigurimin e informacionit të nevojshëm për të frenuar pandeminë dhe se po mbron Pekinin, akuza këto të mohuara.

Pjesërisht në përgjigje të asaj kritike, OBSH publikoi më 9 prill një afat kohor fillestar të komunikimeve të tij në të cilin thoshte se komisioni shëndetësor në Wuhan kishte raportuar raste të pneumonisë në ditën e fundit të 2019.

Agjensia e shëndetit e KB nuk përcaktoi megjithatë se kush e njoftoi.

Por në një kronologji të re të botuar këtë javë nga institucioni me qendër në Gjenevë, ajo tregon që zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi pikën e saj të kontaktit rajonal më 31 dhjetor për një rast të “pneumonisë virale”, pasi kishte gjetur një deklaratë për mediat në faqen online të komisionit shëndetësor në Wuhan për këtë çështje.

Sipas Agence France-Presse, shërbimi i informacionit epidemik i OBSH-së mori një raport tjetër të lajmeve në të njëjtën ditë të transmetuar nga rrjeti ndërkombëtar i mbikëqyrjes epidemiologjike ProMed, me qendër në Shtetet e Bashkuara, në lidhje me të njëjtin grup rastesh të pneumonisë nga shkaqe të panjohura në Wuhan.

OBSH më pas u kërkoi autoriteteve kineze më 1 dhe 2 janar, informacione rreth këtyre rasteve. Ky informacion u dha më 3 janar.

Trump ka njoftuar se vendi i tij, kontribuesi kryesor financiar i OBSH-së, do të ndërpresë fondet për OBSH për të cilën ai akuzon se është shumë afër Kinës dhe se ka menaxhuar dobët pandeminë.