Në qershor, më shumë se 3000 njerëz kanë mbetur pa punë. Agjencia e Punësimit thotë se bëhet fjalë për qytetarë, kontrata e punës e të cilëve ka skaduar ose kanë humbur punën e tyre për arsye të tjera në maj ose prill. Sidoqoftë, kompetentët thonë se ka më shumë se 8,000 vende të lira pune në tregun e punës, shumica në sektorin e shërbimeve.
Pa punë, në këtë periudhë, apo në muajin qershor janë 3565 persona. Nëse dikush ka mbetur pa punë nga 20 maj deri më 19 qershor, ka hapësirë për t’u evidentuar si i papunë që të aplikojë për kompensim financiar -deklaroi Biljana Jovanovska, drejtore e Agjencisë së Punësimit.
Komuniteti i biznesit nga ana tjetër, beson se në këtë moment ekonomia është në gjendje jo të mirë, plotësisht të paparashikueshme, e cila është shumë e vështirë për t’u planifikuar në një bazë reale. Masa për pagën minimale në vlerë prej 14.500 denarë skadon deri në fund të qershorit, fushata zgjedhore është në zhvillim e sipër, kriza shëndetësore po thellohet në gjithë rajonin e më gjerë, kufijtë janë pjesërisht të hapura, dhe e gjithë kjo stimulon trend negativ ekonomik.
Disa sektorë janë plotësisht të mbyllur, të tjerë pjesërisht ose punojnë në mënyrë të reduktuar. Në këtë drejtim, pa strategji të duhur për mirëmbajtjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat janë 99% e ndërmarrjeve aktive të regjistruara, nuk mund të presim përmirësim në periudhën në vijim – u shpreh Gabriella Kulebanova- Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.
Përndryshe, të dhënat zyrtare nga Agjencia e Punësimit janë që në maj të këtij viti, janë bërë më shumë shkarkime. Më shumë se 7000 njerëz janë regjistruar si të papunë. Në prill, ky numër ishte 6000, ndërsa 2000 në mars.