“Jemi në vitin 2020, por ujësjellësi është ëndërr për banorët e Komunës së Likovës dhe nuk dihet edhe për sa do të vazhdojë të jetë e këtillë.”
Banorët thonë se janë lodhur me premtimet boshe të BDI-së, parti e cila që nga pas lufta ka udhëhequr me Komunën e Likovës por edhe ka qenë pjesë e ekzekutivit.
“Lartë ka 2-3 cezme edhe atje poshtë fshatit shkojmë mbushim ujë. Sa vite kanë filluar këto të VMRO-së dhe BDI-së, sot, nesër, sot, nesër, ujë s’ka.”
“Me ujin katastrofë. Ne jemi ndër dy rreziqe. Penda e epërme i ka 98 metër, tjetra 38. Por për vite, Likova nuk ka ujë. Me puse. Tjetër s’ka. Ata që po punojnë në Qeveri vetëm për vete. 1 javë na lusin, 50 vjet na shpijnë mbrapa.”
“Prej bjeshke, prej mali. Por tani fshati është përhapur, ai ujë nuk e përballon, nuk është i mjaftueshëm për gjithë popullatën”
“E lëshojnë 1 orë në ditë, në 8 ose 9 në mëngjes dhe pastaj të nesërmen në atë kohë””
“Momentalisht kemi problem me ujin dhe gjithë fshatin. Ujin e marrim prej mali”
Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se deri në fund të vitit problemi do të zgjidhet vetëm për fshatin Likovë, por jo edhe për fshatrat tjerë të kësaj komune.
Jemi në fazën përfundimtare të projektit të filter-stacionit dhe projekti sendimental. Mendojmë që këtë vit ta përfundojmë tërë rrjetin sekondar për fshatin Likovë dhe dalë ngadalë ta lëshojmë ujin për pije”-tha Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës
Projekti i ujësjellësit për Komunën e Likovës është premtuar për më shumë se 18 vjet.