Тabanoc, nuk funksionin kufiri “One Stop Shop”


Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Për shkak të mbylljes së kufijve modeli “One Stop Shop” apo kontrolli në një pikë të përbashkët kufitare nuk funksionin. Kjo ka revoltuar pasagjerët të cilët frekuentojnë në këtë pikë kufitare e që gjendet në korridorin kryesorë të Evropës”.

“Po e shihni edhe vetë. Lerë që presim shumë por është edhe shumë nxehtë. Vetëm një njeri i çmendur e bën këtë”.

“Mendoj që ishte më mirë kur kishin kontrolle maqedonase dhe serbe. Në një vend kontrolli funksiononte më shpejtë”.

Të pakënaqur ishin edhe pasagjerët që tranzitojnë përmes vendit tonë.

“Për tre çerek ore jemi duke pritur në kufi. Kishim udhëtim të mrekullueshëm dhe nuk e paramenduam se do të prisnim kaq gjatë”.

“Po pres për një orë. Nuk e di çfarë po ndodhë këtu por po pres shumë. Nga Serbia dolëm shpejtë, ndërsa këtu po pres me orë të tëra”.

Në hyrje të Serbisë policët e Maqedonisë së Veriut patrullojnë bashkërisht me policët serb. Megjithatë në hyrje të Maqedonisë nuk ka kontrolle të përbashkëta. Autoritetet serbe thonë se për momentin është duke u rregulluar plani për sistemimin e nëpunësve policorë duke shtuar se organet kanë edhe planin e funksionimit në rast se kufijtë duhet mbyllur përsëri për shkak të pandemisë./Adrian Kerimi