Paralajmërimi shokues i shkencëtarit: Do të vijë një virus 100 herë më i fortë se Covid-19!


Një shkencëtar amerikan parashikon mbërritjen e një virusit të ri, “100 herë” më të keq se Covid 19 sipas tij. Ai thekson së këtë herë, e keqja do të vijë nga shpezët.

Michael Greger nënvizon faktin se sëmundjet, agjentët shkaktarë të të cilave kalojnë nga kafshët te njerëzit, janë çelësi i të gjithë problemeve për sa i përket viruseve. Covid 19, sipas tij, nuk është i fundit i një zinxhiri të tillë që do të godasë njerëzimin.

Në librin e vet: “Si t`i mbijetojmë një pandemie”, mjeku shpjegon se një virus i ri apokaliptik do të trokasë së shpejti në portat e njerëzimit nëse asgjë nuk ndryshon nga tani.Sipas tij, ky virus apokaliptik do të jetë “100 herë më i keq” kur të mbërrijë. Greger njoftoi se bartësi i ri i virusit agresiv i tipit të H5N1 është shpend, mishi i të cilit konsumohet gjerësisht.

Trupi i njeriut, nga sa pretendon ai, po bëhet gjithnjë e më i cenueshëm prej viruseve për shkak të kushteve jo-sterile të prodhimit si dhe kimikateve që i bëjnë që shpendët të rriten.”Me pandemitë që përhapin në mënyrë eksplozive një virus nga njeriu te njeriu, nuk ka asnjëherë pyetje nëse, por kur do të ndodhin”, ka shkruar shkencëtari.