Gjatë 24 orëve të fundit prej 1653 testimeve të realizuara, 173 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Fatkeqësisht brenda 24 orëve të fundit 13 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve janë regjistruar 150 pacientë të rikuperuar pas infektimit me Covid-19.
Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 6225, prej të cilëve 2748 pacientë janë shëruar kurse 319 pacientë kanë ndërruar jetë. Në vendin tonë për momentin ka 3558 raste aktive me koronavirusin e ri (Covid-19).