Fushata elektorale po inensifikohet me diskurs të palogjikshëm dhe deri diku banal. Ofendimet dhe nënçmimet e oponentëve politik nuk kanë vend tek një shtet që u anëtarësua në NATO dhe është në rrugë për anëtarësim në BE.
Lëvizja NDRYSHE apelon deri tek partitë shqiptare që të shfrytëzojnë fushatën zgjedhore si garë ku debatohet mbi programet dhe peojektet për zhvillim në mënyrë që qytetari shqiptar të ndaj mendjen e tij për ofertat që partitë i bëjnë.
Gjithashtu shqetësuese për Lëvizjen NDRYSHE është edhe pjesëmarrja e fëmijëve nëpër tubime të partive. Reagojmë ashpër ndaj kësaj dukurie dhe kërkojmë që menjëherë të evitohet. Ndryshe, nëse nuk merren masa nga vet partitë, do të paraqesim rastet tek organet përkatëse për vëzhgim dhe monitorim të procesit zgjedhor.
Lëvizja NDRYSHE nënvizon se ka mbetur kohë e mjaftueshme për përmirësim të këtij imazhi në mënyrë që partitë shqiptare të japin provimin e zgjedhjeve parlamentare si pjekuri finale ndaj një procesi të rëndësishëm për ulëset e Kuvendit të RMV-së.
Lëvizja NDRYSHE – Shkup
02.07.2020