Mali i Zi legalizon martesat LGBT, kryeministri: Hap i mrekullueshëm


Mali i Zi ka legalizuar martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u bërë kështu i vendi i parë europian jashtë BE që njeh ligjërisht çiftet LGBT LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Ligji është miratuar me 42 vota, edhe pse ishte kundërshtuar fillimisht në korrik të vitit 2019.

“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviq përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh këtë të drejtë me ligj.