Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur t’u përgjigjet qytetarëve në kuadër të programit të rregullt vjetor “Linja direkte”.
Duke u përgjigjur në pyetjen rreth luftës së tretë botërore, kreu i shtetit rus përkujtoi fjalët e shkencëtarët Albert Ajnshtajn.
“Nuk e di me çfarë armësh do të bëhet lufta e tretë botërore, por e di se lufta e katërt do të bëhet me shkopinj dhe gurë”, tha Putin, duke shtuar se një luftë e tillë do të kishte ndikim në shkatërrimin e njerëzimit.
“Ndërgjegjësimi se një luftë e re botërore mund të jetë fundi i civilizimit duhet të na mbajë nga konflikti global”, tha Putin.
“Nuk ka pasur konflikte globale, sepse një forcë strategjike është krijuar midis forcave udhëheqëse, pavarësisht se sa tingëllon e pakëndshme, frika e shkatërrimit të ndërsjellë ka kufizuar dhe detyruar forcat ushtarake të respektojnë njëra-tjetrën”, shtoi ai. /kp