Katër dokumentare për lëvizjet që luftuan për ndryshimin e Maqedonisë (VIDEO)


Në shtatë vitet e fundit, demokracinë e Maqedonisë e kanë “ngjallur dhe lëvizur” iniciativa të mëdha qytetare, duke filluar që nga “Protestoj”, nëpërmjet “Plenumit Studentor” dhe “Plenumit të Nxënësve të Shkollave të Mesme”, e deri te “Revolucioni Laraman”, shoqëria civile ka kryer trysni deri te pushteti dhe arriti që të bëjë ndonjë ndryshim në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Forumi Rinor Arsimor (FRA), në bashkëpunim me gazetarët e “Radio MOF”, në muajt e kaluar ka punuar në katër filma dokumentari, qëllimi i së cilëve është të përjetësohen këto katër lëvizje të rëndësishme, të arkivohen që të mos harrohen, por edhe të jenë shembull për nxitje që në të ardhmen të ketë shoqëri civile më të zëshme dhe më të lirë. Në to janë dokumentuar përvojat, kujtimet dhe jetët e anëtarëve të rëndësishëm të këtyre lëvizjeve.

Më poshtë mund t’i shihni dokumentaret, ndërkaq për përkthim në gjuhën shqipe, në kanalin e “Youtube”, shtypni fillimisht CC, ndërkaq pastaj në setings, zgjidheni gjuhën shqipe.