Ziadin Sela rrëfen 27 prillin: Shënon fillimin e rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut, njeriu që më shpëtoi jetën sot është në burg

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut Ziadin Zela, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, deklaroi se data 27 prill shënoi edhe fillimin e rrugës europiane të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

“Kthesa e Maqedonisë së Veriut drejt BE dhe NATO-s iushte 27 prilli. Unë isha i vetmi nga shqiptarët. Maqedonia e Veriut ishte nën influencën sllave, ndërsa ktheu më në fund drejt rrugës europiane. Nuk është rastësi që nuk ishin aty. Talat Xhaferi thotë se ne e kemi ditur se do ketë dhunë në Kuvend. Agim Nujihu, ministri i Brendshëm thotë se nuk kemi qenë aty. Bëhet fjalë për komplot, dikush bënte festë, sepse ishte në marrëveshje që të vijonte me BDI-në. Ne e kemi lëshuar qeverinë në fundin e 2017, ishim pjesë në 100 ditët e para, në zgjedhjet e para. Qeveria na luftoi në zgjedhje. Bëmë koalicion me BDI, prezencë personale ka pasur Zoran Zaev, me të cilin folëm edhe për ligjin për gjuhët. Me iniciativën tonë, ligji u votua. Një nga pozicionet e shtetit, presidenti, kryeministri ose kryetari i parlamentit do të jetë shqiptar’, tha Sela.

Ziadin Sela rrëfyeu se badigardi që i ka shpëtuar jetën në sulmet e datës 27 prill në parlament, sot është në burg. Sela tha se drejtësia në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë problematike, sidomos për shqiptarët.

“Unë isha i vetmi kryetar i një partie në Kuvend. Unë bëja diferencën, isha vota e 61. Jo vetëm kjo arsye, por isha kryetar i një partie që ka marrë gjithmonë e më shumë reputacion në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi qenë gjithmonë me kërkesa pro shqiptarëve. Deputetët e BDI shihen teksa përqafohen me huliganët, me përfaqësues të tyre. Fetah Halimi më ka shpëtuar jetën. Halimi ishte pranë meje, më ka vendosur në një dhomë dhe ai njeri sot është i dënuar me 7 vjet burg për mos-veprim. Më datë 27 prill, nuk ka vepruar ministri i Brendshëm. Fetahu më ka shpëtuar kokën dhe sot është në burg e kjo është e pafalshme për çdo aktor politik, qoftë edhe për Zaevin.

Edhe në Kumanovë një djalë 4 vjeç është aksidentuar për vdekje dhe i riu maqedonas është i lirë, ndërsa 4 të rinj shqiptarë janë në burg po për akuza që kanë të bëjnë me rast të ngjashëm. Nuk po them se nuk janë të fajshëm, por u rikualifikua vepra në “vrasje mizore”. Kjo është një demokraci që bazohet në thirrje turmash. Pas zgjedhjeve të 2016, më ka thënë që hajde, e i kam thënë jo, sepse ai ishte me VMRO në koalicion. Shqiptarëve iu janë mohuar të drejtat shumë”, u shpreh Sela.