AHMETI: Veting jo vetëm për Kumanovën, por edhe për Monstrën, Almirin e Alfën


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, sonte në emisionin 200 në Alsat-M ka thënë se, edhe pse gjyqësia duhej të jetë e pavarur dhe e ndarë nga Qeveria, megjithatë ai në disa raste ka kërkuar hetim dhe monitorim ndërkombëtar për disa raste, siç është edhe rasti i Kumanovës.

“Jo një herë e kam thënë, ne kemi kërkuar nga aleatët tanë ndërkombëtar edhe zyrtarisht që të ndihmojnë të zbardhet e vërteta dhe të jenë pjesë e monitorimit të procesit gjyqësor për rastin e Kumanovës. Përgjigja zyrtare e tyre ka qenë se i besojnë monitorimit të OSBE-së. Edhe ne kemi patur dyshimet tona nëse është proces transparent, nëse ka mungesë vullneti për drejtësi dhe jorastësisht e kemi ngritur çështjen e vetingun jo vetëm për rastin e Kumanovës, por edhe për raste tjera”, tha Ahmeti.

Gjyqësia dhe politika janë të ndara, tha Ahmeti, dmth gjykatat janë të pavarura dhe dyshimet tona janë me të drejtë, sepse ato që gjykojnë veprat janë gjykatësit. “Ne këtu kemi pasur rezervat tona, nëse është duke shkuar tamam procesi i drejtësisë. Ne i kemi ngritur këto çështje edhe tek partitë tjera, në këtë rast te VMRO, dhe jemi dakorduar që të krijohet grup pune dhe i tërë procesi të përsëritet. Por shpërthyen ngjarje të mëdha që kërkonin menaxhim dhe ky rast mbeti të përsëritet
para gjykatës dhe lënda të jetë transparente. Jo vetëm ky rast, por edhe rasti Monstra, i Almirit, vrasja e policëve Alfa… Ne kemi kontestuar transparencën në këto procese, dhe kemi kërku armonitorim ndërkombëtar. Kjo nuk është e lehtë për një parti në pushtet të kërkoj monitorim ndërkombëtar dhe të krijoj grupe pune, e gjitha kjo me qëllim që rastet të gjykohen drejtë”, u shpreh Ahmeti.