‘Ideja e madhe për shqiptarët’, kandidati për kryeministër zbulon strategjinë e tij: Ja si do të bashkohen qytetarët (VIDEO)


Naser Ziberi është kandidati shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 15 korrik. Duke folur për Fax News, Ziberi rrëfeu se strategjia e tij është të faktorizojë shqiptarët dhe të mos bëj dallime partiake apo kombëtare si dhe do të bëjë oferta që i bashkon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam kandidat për kryeministër mbipartiak, jo partiak. Gara elektorale për mandate në parlament vazhdon dhe kanë të gjithë të drejtën legjitime për këtë. Por unë i ftoj të gjithë ata që të na bashkohen në idenë e madhe për faktorizimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të pasur një kryeministër i cili nuk do të bëjë dallime partiake, konfesionale, kombëtare, sociale apo politike dhe të na bashkohen në këtë ide për të na krijuar kushte më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Jam thellë i bindur që platforma ime do të shndërrohet në një amalgam për të afruar dhe jo segmentizuar sepse Maqedonia në të kaluarën ka vuajtur shumë në këtë drejtim.

Ofertat e mia për të bashkuar qytetarët, si ata shqiptarë dhe komuniteteve të tjera, përfshi ata maqedonas do të jetë ofertë e cila do të ngjallë shpresë për një jetë më të mirë”, tha Ziberi.

I pyetur përse nuk bashkohen partitë politike shqiptare ashtu sic ndodhi në zgjedhjet e Serbisë, Ziberi u shpreh se kjo gjë nuk ka qenë e mundur as në të kaluarën.

“Do të ishte mirë të kishte listë të përbashkët të partive politike. Fatkeqësisht kjo nuk ka qenë e mundur edhe në të kaluarën. Prej këtu doli ideja që të krijohet një faktor integrative që mund ti bashkojë partitë politike shqiptare në ditën që do të përfundojnë zgjedhjet në mënyrë që aspiratat e tyre të shkojnë përtej asaj që është interes i ngushtë partiak dhe të vendoset në rend të parë interesi i qytetarëve”, tha Ziberi.

Ndër të tjera, shtoi se qëllimi i tij është që të propozojë instrumente që të mos merren vendime të njëanshme, gjë që reflekton interesin e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/295914158228529