Një grua në një supermarket në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke kollitur qëllimisht mbi një fëmijë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 12 qershor, në San Jose, ndërsa pamjet janë bërë virale.
Direkt nisi një kërkim për të dyshuarën dhe nëpër postime të ndryshme në mediat sociale shkruhet se ajo është mësuese në shkollën Oak Grove në San Jose, ndërkohë policia nuk ka konfirmuar asnjë nga këto pretendime.
Drejtoria e shkollës ka reaguar duke thënë se, kjo grua tani nuk lejohet më të futet brenda ambjenteve të shkollës derisa policia të sigurojë informacione të mëtejshme.
“Incidenti i ndodhur në Yogurtland është përçmues. Nuk ka vend në Rrethin e Shkollës Oak Grove për një punonjës i cili me dashje do t’i shkaktonte dëm një fëmije.
Nëse ne merrim konfirmim nga Departamenti i Policisë San Jose që individi i përfshirë në incidentin e Jogurtland është punonjësi ynë, do të ndërmarrim veprime të menjëhershme. Punonjësja aktualisht është pa punë dhe nuk ofron asnjë shërbim për studentët tanë”, thuhet në deklaratë.