Sindikata policore e Maqedonisë së Veriut bëri thirrje në punë profesionale gjatë zgjedhjeve parlamentare


Sindikata policore e Maqedonisë së Veriut si sindikatë e vetme përfaqësuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencisë për Zbulim, Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Drejtorisë për polici financiare me fjalim deri tek anëtarët e vet!!.

Të nderuar anëtarë, çdo ditë tregoni në vepër si duhet atdheu dhe si kryhet shërbimi që ua ka besuar e njëjta. Vetëm me qasje profesionale dhe punë profesionale gjatë zgjedhjeve parlamentare 2020 do të përmirësohet integriteti i të punësuarve në shërbimet e sigurisë dhe do të përforcohet besimi i qytetarëve të cilin ata e kanë si për të punësuarit në MPB ashtu edhe për të punësuarit në Agjencinë për zbulim, agjencinë për siguri kombëtare dhe Drejtorinë për polici financiare. Vetëm ashtu qytetarët do të pranojnë se aktivitetet tona në terren janë në interes të tyre, në interes të sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Shërbimet e sigurisë duhet të jenë jashtë ndikimeve partiake, sepse vetëm shërbimet e depolitizuara të sigurisë mund të garantojnë siguri, shtet juridik dhe zbatim të paanshëm të ligjeve për të gjithë.

Ne si Sindikatë policore e Maqedonisë së Veriut do t’i mbrojmë anëtarët tanë me të gjitha mjetet që i kemi në dispozicion.

Sindikata e policisë së Maqedonisë së Veriut