Vuçiq: Do të jetë mirë për ne nëse fiton Trump, s’mund të jap detaje tjera


Zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shihen si determinuese të shumë proceseve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor e në veçanti për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për shumë ekspertë të huaj, situata do të jetë në favor të Kosovës në rast se Joe Biden do të fitoj garën presidenciale dhe thonë se do të shmanget një marrëveshje potencialisht e keqe në rast se Donald Trump humb zgjedhjet.

Lidhur me këtë ka folur edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, I cili ka thënë se do të jetë shumë mirë për pozitën e Serbisë në rast se Donald Trump fiton edhe një mandate të dytë.

“Unë nuk besoj në ndryhshime të mëdha në politikën amerikane, por besoj në ndryshime të vogla, të cilat do të kishin një rëndësi të madhe për Serbinë”, ka thënë Vuçiq për Kurir.

Ai tutje ka thënë se s’mund të jap më shumë detaje pasi një gjë e tillë do të përkeqësonte pozicionin e Serbisë dhe do të vendoste partnerët amerikanë në një pozitë të palakueshme.