RMV, për t’u parandaluar shtatzënia e vajzave të mitura, nevojitet edukimi në familje dhe shkollë

Në dekadën e fundit, mesatarisht në nivel vjetor janë lindur 23 fëmijë nga nëna nën moshën 15 vjeçare, këtë e tregojnë të dhënat nga Enti shtetëror për statistikë. Në periudhën 2009-2019 kanë lindur gjithsej 254 fëmijë nga nëna të mitura, nga të cilët më së shumti (33) fëmijë janë lindur në vitin 2009, kurse vitin e kaluar janë evidentuar së paku (16).

Megjithatë, sektori qytetar që merret me temat për mbrojtje të shëndetit seksual dhe riprodhues konsideron që këto shifra nuk janë relevante, duke e pasur parasysh atë që në shtet nuk është zbatuar regjistrim i popullatës një kohë të gjatë, përkatësisht numri i tyre në realitet është shumë më i lartë. Kjo statistikë, siç thonë ata, është rezultat i mungesës së arsimit adekuat, përveç asaj që të rinjtë shpesh besojnë në informata të ndryshme për mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar të cilat i lexojnë në internet ose i dëgjojnë nga rrethina.

“Vitin e kaluar në qendrën rinore të HERA-s në Shuto Orizarë janë regjistruar 24 vajza të mitura të cilat kanë mbetur shtatzëne. Ndërsa presim ta shohim arsimin seksual në shkollat tona, çdo ditë që kalon është rrezik për të rinjtë” deklaroi për Meta.mk, Meri Cvetkovska, koordinatore e grupit rinor, i cili punon në sferën e arsimimit gjithpërfshirës dhe aktivitetet vullnetare të HERAMlladi.

Si pjesë e Asociacionit për edukim shëndetësor dhe hulumtim – HERA, që në mënyrë aktive merret me edukim joformal për shëndet seksual dhe reproduktiv, Cvetkovska është e prerë që për problemet për këto tema nevojitet zgjidhje sistemore, përkatësisht shteti të reagon aty ku sektori qytetar nuk mund të ndikon.

“Të rinjtë gjithnjë gjejnë zgjidhje alternative për t’u informuar, ndërkaq në hapësirën kibernetike kjo shumë shpesh i ekspozon në rrezik dhe informim të gabueshëm. HERA në mënyrë aktive punon në edukim joformal dhe vazhdimisht përpiqemi të ndihmojmë dhe të edukojmë numër sa më të madh të të rinjve, mirëpo për fat të keq nuk mund t’u ndihmojmë t’i ndihmojmë të gjithë deri te i fundit, siç mund ta bën këtë shteti nëpërmjet mekanizmave të vet dhe institucioneve arsimore”shton ajo.

Natalija Kërstevska, koordinatore për arsim joformal pranë HERA-s e cila punon në edukime joformale të të rinjve në arsim fillor dhe të mesëm, thotë që arsimi formal nuk jep mjaftueshëm informata për mënyra të mbrojtjes së gjatë shtatzënisë së paplanifikuar te vajzat e mitura. Siç thotë ajo, puna e tyre në terren është t’i kundërshtojnë besimet dhe vlerat e deritanishme, me fakte dhe informata relevante.

“Si edukatorë të cilët një kohë të gjatë janë në terren, po e vërejmë që tërë kohën shfaqet një fenomen ku të rinjtë dhe vajzat dhe djemtë, në disa situata refuzojnë ta pranojnë faktin që mund të ndodh shtatzëni, nëse përdoren disa metoda të pasigurta të kontracepsionit siç është metoda e nxjerrjes para ejakulimit (pull out). Është fakt se kjo është metoda më i përdorur, pavarësisht që mbase është edhe më e pasigurta” sqaron Kërstevska.

Nga HERA konsiderojnë që inkorporimi i AGJS në shkollat flet për atë që shteti është përgjegjës dhe kujdeset për rininë e vet dhe nëpërmjet zgjidhjeve sistemore i arsimor dhe i mbron nga përvojat e këqija.
Propozim-modeli dhe pilot-programi për inkorporim të AGJS në shkollat fillore dhe të mesme në vend janë përpunuar nga Byroja për zhvillim të arsimit, HERA-s dhe grupit të ekspertëve. Lënda për arsim seksual duhet të pilotohet në vitin shkollor 2021 si lëndë zgjedhore, ndërsa do ta zbatojnë mësimdhënës të cilët do të paraqiten me vetiniciativë, ndërsa pastaj do të kalojnë edhe trajnim përkatës. Është planifikuar të ketë fond të përgjithshëm prej 36 orëve në vit,sqaron Cvetkovska.

Propozimi është ky pilot-program të zbatohet në 4 shkolla fillore nga të cilat dy do të jenë nga zona qendrore e qytetit (dy shkolla një-gjuhësore, maqedonase dhe shqip), një shkollë maqedonase një-gjuhësore në mjedis rural kurse edhe një shkollë e cila do të jetë dygjuhësore në ndonjë qytet tjetër e jo në Shkup.

“Për fat të keq, pjesë e madhe e të rinjve nuk e kanë atë privilegj të kenë dhe të vijnë nga familje të cilat mund t’u përgjigjen në të gjitha pyetjet që i mundojnë, të kenë qasje të njejtë te të dhënat sikur moshatarët e tyre, të jetojnë në mjedis i cili nuk i gjykon dhe ka mirëkuptim për ata.Vetëm nëpërmjet zgjidhjeve institucionale dhe qasjes së barabartë tek informatat për të gjithë të rinjtë, mund t’u garantojmë trajtim të barabartë dhe të drejtë të gjithë të rinjve pavarësisht statusin e tyre social, përkatësinë racore, etnike dhe tjera” – thekson Cvetkovska.

Lidhur me atë si shtatzënia e hershme mund të ndikon te të miturat, psikologu për fëmijë dhe adoleshentë, Hristina Stefanovska, sqaron që në periudhën nga 14 deri 16 vjeç adoleshentët janë më së shumti të lëndueshëm, për shkak se atëherë më së shumti rebelohen dhe luftojnë për ndjenjën e tyre të identitetit, pavarësisë dhe vetëbesimit, ndërsa gjithë këtë nën presion të madh nga moshatarët dhe mjedisi. Siç thotë ajo, në këtë periudhë jo vetëm që personaliteti i tyre zhvillohet dhe formohet në mënyrë plotësuese, por ende ekziston procesi i maturimit në tru. Megjithatë, ajo që është kyçe, siç thotë Cvetanovska, pasojat mbi personalitetin e një vajze të reja do të jenë relative ose permanente do të varet prej mbështetjes nga prindët, familja dhe rrethina.

Hristina Stefanovska, psikologe për fëmijë dhe adoleshentë. Shoqata “Botë harmonike”, Foto: Arkivi personal
“Qasja ndaj pasojave gjithsesi duhet të jetë serioze. Në problematikën e këtillë më i rëndësishëm është parandalimi, kurse kjo nënkupton edukim të hershëm seksual fillimisht në suaza të familjes, ndërsa pastaj edhe në shkollë. Gjithashtu kemi nevojë që edhe familjet të punojnë me vete, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të shkathtësive prindërore në suaza të procesit edukativ” – deklaroi Stefanovska për Meta.mk.

Ajo shton që në kontekst të pasojave nga shtatzënia e hershme e padëshiruar, mbi personin dhe shëndetin e saj mental mund të flitet nëse është e njohur dinamika e mëparshme e procesit partnerial.

“Në këtë periudhë ata mund të jenë fizikisht të pjekur, por jo edhe me maturi emotive. Ekzistojnë lidhje të hershme me partnerë të cilat nuk janë funksionale dhe të papjekura. Në lidhje të tillë, vajza e re mund të jetë edhe në rol të viktimës në lidhje me partnerin dhe cak i dhunës psiko-fizike për çka turpërohet dhe nuk bashkëpunon me prindërit ose ka frikë se do ta paragjykojnë ose do t’i shkatërrojnë çfarë do mundësie për t’u pajtuar me të dashurin”sqaron Stefanovska.