Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric është testuar pozitiv për koronavirus, ka raportuar “b92.net” duke u thirrur në burime.
Gjuriq është testuar të premten.
“Në bazë të informatave të para, ai ndihet mirë dhe është në vetizolim”, ka shkruar “b92.net”.
Lajmi është paraqitur edhe në media tjera të Serbisë.
“Ai nuk ka kurrfarë simptomash. Po ndihet mirë. Procedura parasheh që të bëjë edhe testin e dytë. Po e pret atë për të parë rezultatin. Ai aktualisht është në vetizolim dhe vepron në bazë të këshillave të mjekëve dhe përgjegjësve të tjerë”, ka thënë një burim i gazetës beogradase, Blic.
Të shtunën është konfirmuar se edhe Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka pranuar rezultat pozitiv pas testimit për COVID-19.