Turqi, mbyllje e pjesshme për shkak të provimeve të maturantëve


Turqia vendosi një ndalesë të pjesshme të lëvizjes për ditën e sotme për shkak të provimeve pranuese në universitetet e mbarë vendit.

”Ndalesa filloi në orën 09:30, sipas kohës lokale dhe do të përfundojë në orën 15:00”, njoftoi Ministria e Brendshme turke.

Nxënësit do të lejohen të përdorin transportin publik për të arritur në vendin e provimit, ndërsa edhe të afërmit e tyre do të lejohen t’i transportojnë me automjetet e tyre.

Gjatë ndalesës, furrat e bukës, tregjet dhe dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura.

Turqia së fundmi ka filluar të lehtësojë masat kundër pandemisë së koronavirusit (COVID-19).