Edhe pse vendkalimet kufitare prej dje në pajtim me vendimin e Qeverisë tërësisht janë hapur për lëvizje pa pengesa të udhëtarëve dhe automjeteve pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore, i vogël është interesi për udhëtim jashtë shtetit. Numër më i madh i udhëtarëve janë vërejtur në Tabanoc në kufi me Serbinë dhe në Bllacë, në kufi me Kosovën.
Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri ora 10 kanë kaluar gjithsej 3.217 udhëtarë, kanë bërë të ditur nga MPB-ja. Prej tyre në vend kanë hyrë 1.984 persona ku 1.308 nga vendi dhe 676 shtetas të huaj. Nga shteti kanë dalë 1.233 udhëtarë ku 912 nga vendi dhe 321 shtetas të huaj.
Frekuenca e udhëtarëve që hyjnë në vend përmes pikës kufitare me Republikën e Bullgarisë afër Kriva Pallankës, Deve Bair, nuk është rritur ndjeshëm në krahasim me ditët e kaluara, informojnë nga Stacionit policor për kontrollim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare, Qendra rajonale të Lindje në afërsi të Deve Bair. Nga atje, theksojnë se pas vendosjes së hyrjes pa kufizime në lidhje me Kovid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka frekuencë dukshëm të rritur të udhëtarëve, ndërsa nga mesnata deri në mesditë, pak më shumë se 200 njerëz kanë hyrë në vend.
Në Republikën e Bullgarisë, është ende në fuqi, dekreti për izolim të detyrueshëm 14 ditor për të gjithë qytetarët që hyjnë në vend, kështu që numri më i madh i udhëtarëve që dalin përmes Deve Bair janë udhëtarë që transitojnë përmes Bullgarisë.
Vendkalimi kufitar Jazhincë drejt Republikës së Kosovës nga mbrëmë në mesnatë është përgatitur për punë, por nuk ka kalime të kufirit, duke pasur parasysh atë se nuk funksionon kalimi kosovar. Për këtë shkak edhe njerëzit të cilët me automjete dëshironin të shkojnë në Kosovë, u kthyen nga policia në vendkalim.Vendkalimet kufitare prej sot në pajtim me vendimin e Qeverisë, u hapën tërësisht për lëvizje të papengueshme të udhëtarëve dhe automjeteve pa teste PCR dhe pa udhëzim në izolim shtëpiak apo në karantinë shtetërore.
Vendkalimi kufitar Bogorodicë prej sot është i hapur për dalje dhe hyrje në vend, por nga ana fqinje kufiri tokësor i Greqisë mbetet i mbyllur për hyrjen e turistëve dhe udhëtarëve të paktën deri më 1 korrik. Nga shërbimi kufitar kujdestar informojnë se nëpunësit kufitar grek sot sërish i kanë kthyer prapa të gjithë turistët, madje edhe nga zona Shengen dhe BE, për hyrje në Greqi i kanë orientuar të udhëtojnë përmes Bullgarisë, ndërsa përmes Evzonit aktualisht lejohet vetëm dalje e të gjithëve që largohen nga Greqia.
Nga 1 korriku duhet të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.