Qytetarët që kanë ardhur më herët nga jashtë me test negativ PCR, janë të lirë nga vetizolimi (VIDEO)


Të gjithë qytetarët që kanë ardhur prej jashtë vendit me test negativ PCR, janë të lirë nga karantina shtetërore por edhe nga izolimi i detyrueshëm shtëpiak. Ministri Venko Filipçe njoftoi se nga karantina do të lirohen edhe qytetarët që në vend kanë hyrë pa test.

Por fillimisht duhet të kryejnë testin PCR dhe të marrin rezultate negative. Filipçe thotë se aktualisht në karantinë shtetërore nuk ka persona të infektuar me koronavirus.