Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër veprimin e përllogaritur me qëllime të politikës ditore, hakmarrës dhe në funksion të zgjedhjeve parlamentare të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce kundër drejtorit të institutit të shëndetit publik në Shkup Arben Zyberi.
Ky veprim politik i Filipces cenon drejtpëdrejt shëndetin publik të qytetarëve dhe institucionin kyc në luftën kundër CoVid – 19 dhe vë ne rrezik me mijëra qytetarë.
Kandidimi i Naser Zyberit për kryeministër të parë shqiptar ka errësuar sytë dhe mendjet e oponentëve politik të cilët nuk po zgjedhin mjete për të luftuar një shqiptar në krye të institucioneve dhe në krye të qeverisë, edhe me cmimin e rrezikimit të shëndetit publik të qytetarëve.
Ky akt i shëmtuar, brutal dhe populist me elemente të diskriminit etnik dhe hakmarrjes politike është porosi për të gjithë shqiptarët, për gjithë diasporën shqiptare dhe të gjithë qytetarët e tjerë.
Ky veprim është i papranueshëm për arsye se është i frymëzuar kundër familjes së kandidatit shqiptar për kryeministër dhe prandaj dënimi për këto veprime antishqiptare do të shqiptohet me 15 korrik nga ana e qytetarëve të këtij vendi.