Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.
Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, çka detyroi anulimin e vizitës së tij atje.
Thaci po ashtu ka shkruar një status në profimin e tij në Facebook.
“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur, Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar ai.
Thaçi ka preferuar të kthehet përmes linjës Vjenë – Tiranë.
Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e ngritur, por vetëm një shkrim në Facebook: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.
Ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, janë propozuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Ora