69 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 69 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 2.432.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 281 mostra, prej të cilave 69 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 75 persona të prekur nga koronavirusi.