Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare Lulzim Balla, babai i gazetarit dhe moderatorit të njohur Sokol Balla.
Lulzim Balla ka punuar për më shumë se 43 vite si kameraman i Radio Televizionit Shqiptar, dhe ishte një nga figurat më të RTSH. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë gazetari Sokol Balla, i cili ka thënë se ndarja me të atin ka qenë e dhimbshme por e qetë. “Ndarja me babanë e dhimbshme por e qetë. I sigurt se babai do jetë në lutjet tuaja në distancë. Vlerësojmë afërsinë tuaj shpirtërore”, ka thënë ndër të tjera gazetari.