Në Stacionin policor në Kërçovë sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 4:40, është paraqitur shpërthimi i një bombole gazi dhe vetëndezja e një automobili “Polo” me targa të Kërçovës, informon zëdhënësi i SPB-së-Ohër Stefan Dimoski.
Me ç’rast është djegur shoferi Z.R.(26) nga Kërçova, i cili menjëherë është dërguar në spitalin e përgjithshëm.
Zjarri në brendësinë e automobilit është shuar nga të punësuarit në pompën e afërt të benzinës në rrugën “11 Tetori” në Kërçovë, sqaroi Dimoski.