Një shqiptar 35 vjeç është dëbuar nga autoritetet italiane si person i rrezikshëm për shoqërinë.
Ai konsiderohej si nxitës i ideologjisë xhihadiste . Në gjoks kishte bërë tatuazh portretin e Osama Bin Laden, lider i Al Qaeda i vrarë në Pakistan më 2011, nga një operacion i trupave amerikane.
35 vjeçari shqiptar i dënuar dhe më parë për trafik droge e armëmbajtje pa leje, ishte indoktrinuar me radikalizmin islamik, gjatë periudhës së qëndrimit të tij në burg në Rimini.
Sipas Departamentit të Administratës së Burgjeve , shqiptar ishte influencuar me ideologjinë xhihadiste gjatë miqësive të krijuar në burg me elementë të besimit islamik.
Ndaj tij dhe më parë ishte lëshuar urdhëri i dëbimit vullnetar nga territori italian, gjë që shqiptari nuk e kishte ekzekutuar duke vazhduar të qëndroj ilegalisht në Itali.
Pak orë më parë autoritetet italiane kanë ekzekutuar urdhrin e dëbimit të detyruar të tij nga territori italian.