Vendimi i diskutueshëm, populli shkarkon gjykatësin në SHBA


Një gjykatës amerikan që u kritikua ashpër pasi u tregua i butë me një student përdhunues, u shkarkua nga detyra nga votuesit.

Gjykatësi Aaron Persky dënoi me vetëm 6 muaj burg studentin e universitetit Stanford Brock Turner në vitin 2016, pasi u shpall fajtor për përdhunim. Por gjykatësit e kontesë në Kaliforni zgjidhen me votë popullore dhe nëse peticioni për ti shkarkuar nga detyra merr numrin e duhur të firmave, zhvillohet votimi.

Zgjedhje të tilla janë shumë të rralla dhe hera e fundit që një gjykatës amerikan u shkarkua nga populli ishte viti 1977. Votimi i së martës në kontenë Santa Klara shënon herën e parë që një gjykatës kalifornian shkarkohet në këtë mënyrë në 80 vjet. Pas dënimit të lehtë që Persky i dha studentit Brock Turner, megjithëse akuza kërkoi 7 vjet burg, u organizua një fushatë masive për shkarkimin e gjykatësit.

Fushata u udhëhoq nga profesorë universitarë dhe lider të komunitetit që mund të mbledhin firmat e më shumë se 20% të elektoratit për të organizuar votimin popullor. Sipas autoriteteve kaliforniane, me thuajse të gjithat votat e numëruara, 60% e elektoratit votoi për shkarkimin e tij.

Aaron Persky do të zëvendësohet menjëherë Cindy Hendrickson, ndihmës prokurore që mbështeti shkarkimin e tij dhe u votua nga qytetarët.