E.S 33 vjeçare nga Shkupi mbrëmë është sjellë me lëndime në Qendrën e Urgjencës në Shkup.
Siç kumtoi MPB-ja, me E.S është biseduar ku ka deklaruar se ditën e njëjtë, rreth orës 20 në një parking në Shkup, derisa ka qenë në automjetin e saj së bashku me shokun e saj S.T (46) ai në një moment e ka sulmuar fizikisht.
Rasti është paraqitur në Sektorin e Punëve të Brendshme – Shkup nga Qendra e Urgjencës. Punohet në zbardhjen e rastit.