Zaev: Medarski nuk është i kyçur në asgjë që është e ndërlidhur me”Diaverum”


Avokati Medarski nuk është i përfshirë në asgjë që lidhet me “Diaverum” në asnjë mënyrë të mundshme, as i angazhuar si avokat, as MPB-ja ka punuar në raste të këtilla, tha sot në një konferencën për shtyp kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke iu përgjigjur një pyetje lidhur me audio regjistrimet e fundit të publikuara.

Ai theksoi se është logjike që institucionet shtetërore dhe drejtorët e tyre të emëruar nga Qeveria të bashkëpunojnë dhe në komunikimin e tyre të paraqesin prova duke ndihmuar njëri-tjetrin.

I pyetur në lidhje me pamjet që u shfaqën disa orë më parë në internet ku shfaqej ish-drejtori i Fondit shëndetësor, Dan Donçev, Zaev thotë se pak para se të zbriste në konferencën për shtyp, i ka parë pamjet.

“Së pari, në mungesë të një programi, në mungesë të një koncepti, VMRO-DPMNE ka manipuluar në të kaluarën, po manipulon tani dhe do të manipulojë në të ardhmen me lajme të rreme që qytetarët absolutisht dinë edhe t’i ndiejnë. Unë pashë videon dhe ju do të kërkoni nga Dan Donçev që t’ju tregojë se ku është ai regjistrim. Kam dëgjuar edhe gjënë e dytë në bisedën audio që u botua. Me sa di unë, sigurisht që do të jap një përgjigje pasi të flas me Dan Donçevi për detajet. Përfshirja e Medarskit, që përmendet brenda, i cili është avokati im, shumë shpesh i angazhuar edhe nga LSDM-ja, ku mes vete pronarët raportuan akuza në polici dhe të ngjashme dhe policia ka vepruar me TV Total, por natyrisht do ta tregojë edhe vetë Dan Donçev, nuk do të hyja në lëshime të regjistrimeve kaq false, manipuluese”, thotë Zaev.

Duke u përgjigjur në një pyetje të gazetarëve në lidhje me vetingun në gjyqësor, Zaev thotë se Ligji për gjykatat në Ligjin për Prokurorinë publike për herë të parë është sendërtuar në përgjegjësi për një gjykatës dhe prokuror.

Procedurat, shtoi ai, duhet të jenë të qarta për të gjithë, të dinë se ku ka përgjegjësi dhe si ta bartet ajo përgjegjësi, ose nëse nuk ka faj pse dikush është i liruar nga proceset. “Unë besoj se periudha e ardhshme është pikërisht pastrimi i gjyqësorit në vendin tonë”, shton Zaev.

Duke u përgjigjur në një pyetjen gazetareske në lidhje me Orce Kamçevin, Zaev tha se ai dhe çdo biznesmen dhe politikan tjetër që ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjen, por që të gjithë janë të pafajshëm derisa të dëshmohet faji.