Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e sotme është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për rastin “Zhvatja”, gjegjësisht për incizimet e fundit të publikuara ku dëgjohet zëri i avokatit Vasil Dimishkov dhe Zoran Milevski Kiçeec.
“Këto 4 milionë, 6 milionë, 8 milionë, unë, ju, me siguri edhe pjesa më e madhe e qytetarëve nuk dimë t’i shkruajmë, ndërsa ata me shumë lehtësi i përmendim. Kjo tek unë la përshtypjen se duhet të ndryshojë. Lidhjet mes avokatëve, gjykatësve, prokurorëve, njerëzve me ndikim duhet të përfundojë. Për këtë premtuam pastrim nëpërmjet vetingut. Duhet të ketë sanksione dhe përgjegjësi për gjykatësit dhe prokurorët, si dhe marrjen e licencave për avokatët”, ka theksuar Zaev./SHENJA