Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve sot në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë informon se nga 665 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 90 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-36, Kumanovë-2, Shtip-8, Tetovë-4, Strugë-10, Veles-2, Manastir-2, Ohër-13, Gostivar-1, Krushevë-1, Koçani-2, Probishtip-1, Shën Nikollë-2, Resnje-6.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.Sipas qyteteve pacientët e shëruar vijnë nga: Shkupi-9, Shtipi-30, Tetova-1, Velesi-1, Gostivari-4, Strumica-1, Koçani-1, Probishtipi-1.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. Pesë viktima janë nga Shkupi, dy nga Tetova, dhe nga një viktimë prej Ohri dhe Gostivari. Viktimat janë mes moshës 57 dhe 90 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar kurse 247 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2975 raste aktive me koronavirus.