Ministria e punëve të brendshme në faqen e saj ka publikuar listën me emra dhe mbiemra të 35 personave fizik dhe juridik të të cilëve nuk mund t’ua dorëzoj vendimet për dënim.
“Ju bëhet thirrje këtyre personave fizik dhe juridik në afat prej tetë ditë nga dita e publikimit në këtë komunikatë të paraqiten në hapësirat e Repartit për sanksione Shkup-5, Komisioni për vlerësim në bazë të shkeljes, në objektin e MPB, Sektori për dënime “Dimitar Turimanxhovski” numër 1, lagjja Lisiçe-Shkup, në cilësinë e palëve të vendimeve të mësipërm, çdo ditë punë nga ora 8.30 deri në orën 16.30. Nëse personat nuk paraqiten me këtë publikim do të vlerësohet si dorëzim me rregull që është në përputhshmëri me nenin 385 pika tre nga Ligji për siguri në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së, përcjell SHENJA.