Debati për mos liberalizim të vizave ka vazhduar me replikat dhe kundër replika nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila po thotë se nga informata jo zyrtare, Berlini ka kërkuar me pak korrupsion, më pak kapje të shtetit, ndërsa më shumë sundim të ligjit. E për këtë, ka reaguar Petrit Selimi, duke thënë se si Meksika ka liberalizim të vizave ndërsa Kosova jo.
Viola von Cramon ka vazhduar të komentoj rreth mos liberalizimit të vizave nga BE për Kosovën, të vetmit vend në Europë.
Ajo ka shkruar se ka dëgjuar jo zyrtarisht se Berlini, po kërkon më pak korrupsion, më pak kapje të shtetit, ndërsa më shumë sundim të ligjit.
“Ajo që kam dëgjuar jozyrtarisht nga Berlini është “më pak korrupsion, më pak kapje të shtetit dhe më shumë sundim të ligjit në Kosovë” do të ndihmonte në heqjen e Regjimit të Vizave. A do ta ndani këtë?” ka shkruar Cramon në Twitter në mesin e disa komenteve rreth vizave.
E ndaj kësaj ka reaguar Petrit Selimi, duke përmendur Meksikën vende ku krimi i organizuar është në nivele të larta, ndërsa BE ua ka liberalizuar vizat, ndërsa ka shkruar se në qytetin Tijuana për një muaj ka pasur me shumë vrasje se për 20 vite në Kosovë.
“Ka më shumë vrasje të krimit të organizuar në një muaj në Tijuana se në #Kosovo për 20 vitet e fundit, megjithatë #Mexico ka regjim pa viza në BE, #Kosovo nuk e bën. Kosova plotësoi numrin rekord të kushteve (99!)” ka shkruar Selimi.
Vlen të theksohet se Cramonit i kanë reguar edhe shumë figura vendore e të huaja, ndër ta edhe Grenell, i cili ka pyetur se përse e nuk përqëndroheni në atë që është dashur të bëni tashmë moti, vizat për Kosovën,.
Grenell i ka reaguar Cramonit duke thënë se në vend që të kritikoni gjithçka që bën Administrata Trump, pse nuk përqëndroheni në atë që është dashur të bëni tashmë moti, vizat për Kosovën,.
“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomive të Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar për të tjerët qe 20 vjet. Bëni pjesën tuaj!”, i ka shkruar Grenell raportueses së Parlamentit Europian, e cila kishte shkruar “Interesante. A kishte ndonjë rezultat nga “marrëveshjet” e tij të fundit”, duke iu referuar Administratës Trump.
There are more organized crime murders in one month in Tijuana then in #Kosovo for the last 20 years, yet #Mexico has EU visa free regime, #Kosovo doesn’t. Kosovo fulfilled record number of conditions (99!) for visalib but goal posts are always moving. Reason is racism, not RoL. https://t.co/jMkgQXE1Uw
— Petrit Selimi (@Petrit) June 21, 2020