Alivanoset në gjykatë Toshta që dhunoi Selën me 27 prill (VIDEO)
I akuzuari për dhunë ndaj deputetit Ziadin Sela, Aleksandar Janevski-Toshta është alivanosur sot gjatë seancës gjyqësore, ku është vendosur që ndaj tij të mbetet akuza për tentim-vrasje. Gjatë seancës, Toshta ka ngritur zërin në gjykatë: “A më akuzoni pasi jam VMRO. A jua dha dikush vendimin me telefon?”
Toshta u njoftua se është i sëmurë nga zemra dhe ka stenda prandaj edhe u dërgua me ndihmë të shpejtë në klinikë. /SHENJA/