Ministrja për Mbrojtje në Republikën e Maqedonisë ka hapur konkurs për dhënien me qira të një hapësire, nëpërmjet rrugës elektronike publike për periudhë shtatë vjeçare. Konkursi është publikuar në faqen e internetit si dhe në mediat e shkruara.
Lënda për blerjen do të jetë në disa pjesë të hapësirave me madhësi të ndryshme dhe atë në Shkup, Komuna e Kisella Vodës, në Manastir dhe në Tetovë.
Të drejtë për pjesëmarrje në konkursin publikun kanë të gjithë personat fizik dhe juridik nga vendi dhe të huaj, ndërsa afati i fundit për pjesëmarrje në konkursë është deri më 29.06.2018. Nga Ministria thonë se procedura do të udhëhiqet në mënyrë transparente nga Komisioni i Ministrisë për Mbrojtje, me çka janë bërë të njohura të gjitha procedurat.
Në javën e ardhshme do të shpallet edhe hapësira brenda Shtëpisë së ARM-së. /Telegrafi