Gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 366 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 261 të tjerë kanë firmosur deklaratë për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim gjegjësisht vetizolim dhe është konstatuar se 3 persona nuk kanë respektuar masën për vetizolim dhe një tjetër masën për izolim.
Ndërkohë sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, MPB-ja ka regjistruar gjithsejtë 659 shkelje.