Capital T dhe Ledri Vula janë dy prej reperëve më të suksesshëm shqiptarë, që prej vitesh kanë sjellur hite, e vazhdojnë ta bëjnë këtë.
Dyshja fantastike janë bashkuar për herë të parë për të sjellur një duet i cili që nga koha e paralajmërimit fansat e tyre të shumtë e kanë pritur me padurim.
E pritjes së tyre u erdhi fundi, pasi dy artistët kanë lansuar këngën e re “DMP” në kanalin zyrtar në Youtube dhe pothuajse është i garantuar se kënga do të jetë hiti i kësaj vere, ritëm, adrenalinë dhe një videoklip plotë ngjyra e jetë.
Me një klip veror në bregdet, ku të dy krahas tekstit dhe performancës u panë të veshur me shumë stil dhe si çdo herë të veçantë.
Kujtojmë që kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të Capital T “Sculpture”.
Më poshtë kënga bashkë me videoklip: