Raportuesja për Kosovën: Shpresoj që kosovarëve t’u hiqen vizat gjatë presidencës gjermane


Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka shfaqur hezitime sot për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Ndonëse tha se nuk pritet të ketë marrëveshje përfundimtare në këtë takim, ajo kërkoi kujdes nga palët, duke thënë se nuk dihet kah do të shkojë dialogu në takimin e 27 qershorit. Euro-deputetja pohoi se Kosova po instrumentalizohet për kampanjën presidenciale të presidentit Trump për të arritur publicitet për çështje elektorale.

Këtë komente, raportuesja për Kosovën i ka bërë ditën e sotme në në forumin parlamentar të procesit për bashkëpunim mes shteteve të Evropës Juglindore.

“Mesa duket nuk ka të bëj me ndonjë marrëveshje të madhe, përfundimtare. Të njohjes përfundimtare të dyanshme. Por më shumë ka të bëj me marrëveshje ekonomik. Mirëpo kjo duket që dy vendet, e veçanti Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën presidenciale të presidentit Trump. Është shumë me rëndësi që për të bëhet një lloj publiciteti për çështje elektorale. Ka pasur më parë kjo çështje janë realizuar nga Grenelli, çështja me vijën ajrore, hekurudhave, mirëpo ende nuk shohim diçka konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ka do të shkojë dialogu, derisa nuk e dina se çka shkatërrohet kur shkoni atje dhe shtyheni në njërën anë”, tha ajo.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, thotë se ndjehet e turpëruar nga disa shtete të BE-së, të cilat kanë hezitim, e njëkohësisht thonë se janë plotësuar kriteret.

Ajo shpreson që në presidencën e Gjermanisë t’u jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave.

“Është për të ardhur keq ajo çka çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave. Kam lobuar vet për këtë çështje, ndihem e turpëruar në disa prej kryeqytete ka shumë hezitim e thonë se janë përmbushur kriteret. Por ka më shumë çështje të reputacionit, krimit të organizuar në Kosovë. Njëfarë formë nuk ka informacion të plotë për situatën. Nuk është çështje teknike, nuk ka një arsye të qartë pse ende mos të largohen vizat. Shpresoj që në presidencën e Gjermanisë të iu jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave”, tha ajo.