“Axhibadem Sistina” vendos testim serologjik për Kovid-19 në kushte shtëpiake


Spitali Klinik “Axhibadem Sistina” prezanton mundësinë e marrjes së materialeve për teste dhe analiza laboratorike, si dhe testimin për zbulimin e Kovid-19 me test të shpejtë serologjik në kushte shtëpiake.

Nga spitali thonë që ekipi i tyre mobil do të vizitojë shtëpitë pa pagesë, pas së cilës strishot do të transportoheshin shpejt për analiza laboratorike në laboratorët diagnostikues të “Axhibadem Sistina”.

“Marrja e rezultateve varet nga shërbimi i porositur laboratorik (mostra gjaku, urinës, hundës, veshit ose fytit), pra koha e kërkuar për të bërë analizën dhe ato dorëzohen me postë elektronike nga ana e pacientit”, thuhet në kumtesë.

Ekipi mobil për marrjen e strishove për analiza laboratorike nga shtëpitë do të jetë i disponueshëm vetëm në territorin e qytetit të Shkupit, çdo ditë pune në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 11:00. Për të përdorur shërbimin, pacientët duhet të bëjnë një takim një ditë më parë në Qendrën e Kontaktit “Axhibadem Sistina” në numrin e telefonit 02/3099-500, ku do të marrin detaje në lidhje me shërbimin dhe udhëzimet për përgatitjen e analizës së kërkuar.

“Kjo risi në spital prezantohet në përgjigje të nevojave të pacientëve të cilët për ndonjë arsye, veçanërisht në pandeminë me koronavirus Kovid-19, nuk janë në gjendje të paraqesin fizikisht, mostër për analiza laboratorike në spitalin tonë”, thuhet në kumtesë.