Ish këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, i Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka marrë vëmendje të madhe ditëve të fundit për librin e tij derisa u zbuluan fragmente apo pjesë nga ky libër për detaje të ndryshme dhe ngjarje brenda Shtëpisë së Bardhë, transmeton Gazeta Metro.
E një nga pjesët që mori vëmendje të madhe ishte edhe kur Bolton tregoi se si Trump, i cili kishte vazhdimisht probleme me gazetarët, duke i akuzuar ata se bënin ”lajme të rreme”, dhe duke iu shpallur luftë shpeshherë, kishte thënë se pikërisht gazetarët duhet të ekzekutohen, madje kishte kontaktuar edhe Departamentin e Drejtësisë për të diskutuar nëse burgosja e gazetarëve do ishte e mundshme.
Fox Neës, morri një pjesë të këtij libri, e cila ende nuk është lëshuar publikisht, dhe administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të bllokuar botimin e këtij libri, duke pretenduar se përmban informacion konfidencial.