Janë gjetur 142 emigrantë në një automjet transportues, padi penale për dy banorë të Gjevgjelisë

Qendra rajonale për Punë Kufitare Jug ngriti padi penale kundër B.A. (40) dhe K.Gj. (27) të dy nga Gjevgjelia, të dyshuar për vepër penale të bërë “kontrabandim të emigrantëve”.

Më 10.06.2020 rreth orës 05:40 nga ana shërbimeve moto-patrulluese në stacionin policor për kontroll kufitar dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë në autostradën Gjevgjeli – Shkup, kumtuan sot nga MPB, është vërejtur një automjet-transportues “man” me targa bullgare dhe mjeti lidhës, se si ka qarkulluar me shpejtësi të madhe. Pastaj moto-patrulla ka vazhduar drejt automjetit transportues me qëllim që ta ndalin, ndërsa te pjesa e vjetër e fshatit Miletkovo drejt fshatit Gabrovo shoferi e ka ndalur automjetin transportues dhe ka ikur.

“Gjatë bastisjes së automjetit transportues janë gjetur 142 emigrantë dhe janë arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron në kumtesën e MPB-së.