Sugarevski: Dorëzuam protokollin për plazhet


Koncesionet e skaduara për plazhet e Ohrit dhe obligimi që koncesionerët t’i kthejnë plazhet në gjendjen e mëparshme, hapi dilemën se ku do të munden qytetarët këtë vit të bëjnë plazh. Problem shtesë është edhe ajo që ende priten rekomandimet nga Komisioni i sëmundjeve infektive për shfrytëzimin e plazheve. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski thotë se ka bërë përpjekje përmes zgjidhjes ligjore që plazhet t’i kthejë nën kompetencat e tij, por propozimi nuk ka gjetur mbështetje nga deputetët. Qytetarëve u tha se munden t’i shfrytëzojnë plazhet.

Munden t’i vizitojnë plazhet, pse mos munden! Gjithsesi, të gjithë ata që kanë kontrata, që ushtrojnë veprimtari, munden t’i vizitojnë. Tamam puna mos munden t’i vizitojnë”-tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.