Izraeli shpik maskën që vret Covid-19


Shkencëtarët në Izrael thonë se kanë shpikur një maskë të ripërdorshme që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji nga një mbushës telefoni.

Maska e re ka një portë USB-je, ku lidhet me një burim energjie, si karikuesi standard i telefonit mobil.

Procesi i dezinfektimit kërkon rreth 30 minuta dhe përdoruesit nuk duhet ta veshin maskën kur ndodhet në karikim, sipas profesorit Yair Ein-Eli, që drejtoi kërkimet.

Maska e re ka një portë USB-je, ku lidhet me një burim energjie, si karikuesi standard i celularit, gjë që nxeh një shtresë të brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë Celsius, që është mjaftueshme për të vrarë viruset.

Ein-Eli tha se maskat një përdorim, që janë në kërkesë të madhe në të gjithë botën, nuk janë ekonomike dhe mbështetëse për mjedisin.

“Duhet të jetë e ripërdorshme dhe kjo është zgjidhja jonë”, tha ai.

Prototipi duket si një maskë standarde N95, me një valvul në krye dhe fasha gome, për të qëndruar në kokë.

Hulumtuesit thonë se po diskutojnë për tregtimin e produktit me sektorin privat dhe me shumë gjasa do të shitet me një çmim shtesë prej 1 dollarë mbi maskën tipike që hidhet në plehra./tch