Ministri serb për Tregti dhe Turizëm, Rasim Ljajiç në tubimin e fundit parazgjedhor në Novi Pazar dha një performancë në stilin e këngëtarëve rok duke u hedhur nga skena para audiencës përpara tij.
Ljajiç kryeson listën e “Novi Pazarit Evropian” në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen këtë vikend në në Serbi.
Videoja e performancës së ministrit serb është bërë virale në rrjetet sociale.