Ndonjëherë 4.000, ndonjëherë 2000 ose 500… Secilin vit shkollor mungojnë një numër i madh nxënësish që janë regjistruar në arsimin fillor në vitin vijues, dhe nuk e kanë mbaruar, transmeton Koha.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë të Maqedonisë (ESHSM), për regjistrimin dhe mbarimin e arsimit fillor në një vit shkollor, thuhet se për tetë vite janë “zhdukur” 14.958 filloristë. Ekspertët e demografisë thonë se pjesa më e madhe e këtyre fëmijëve kanë braktisur Maqedoninë bashkë me familjet e tyre.